Pas largimit të Kristian Panuçit, Kombëtarja shqiptare sonte ndaj Andorrës do të udhëhiqet nga dyshja Ervin Bulku dhe Sulejman Mema. Që të dy pritet të sjellin edhe ndonjë ndryshim në formacion, të cilin e presin me padurim gjithë tifozët shqiptarë.
Sigurisht që me pezullimin e Strakoshës nga ish-trajneri Panuçi, porta do t’i besohet Etrit Berishës. Në mbrojtje nuk pritet të ketë ndryshime, me Gjimshitin e Ismajlin në qendër e Hysajn e Veselin nga krahët. Në treshen e mesfushës , duke marrë në konsideratë faktin që kërkohet më shumë fantazi ndaj një kundërshtari që do të parkojë autobusin do të aktivizohen Basha-Kaçe-Xhaka.
Sa i përket sulmit, Uzuni dhe Grezda nga krahët do të jenë në mbështetje të Armando Sadikut.
Ndeshja Andorrë – Shqipëri starton në ora 20:45, njëjtë sikurse edhe përballja midis Francës dhe Islandë, ndërsa me fillim në ora 18:00 në kuadër të grupit “H” Turqi do të mirëpret Moldavinë.