Kosova sonte debuton në kualifikueset e një Europiani, “Dardanët” gati për fetsë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll sonte kundër Bullgarisë do të nisë rrugëtimin e saj drejt EURO 2020. Dardanët pas anëtarësimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA do të debutojnë për herë të parë në një kualifikuese për europian, ndërsa e gjithë Kosova pret që kjo ditë në fund të shndërrohet në festë.

Në këtë fushatë eliminatore, Kosova do të kërkojë t’i japë vazhdimësi paraqitjes mbresëlënëse në kompeticionin e Ligës së Kombeve, ku arritën të fitojnë grupin në kuadër të Ligës “D”, dhe caktuan një përballje me Maqedoninë në mars të vitit 2020 për një vend në Europianin e ardhshëm.

Megjithatë ndeshjet eliminatore të grupit “A” janë më ndryshe, dhe aty Kosova do të duhet të përballet me skuadra që kanë shumë eksperiencë si Anglia, Republika e Çekisë, apo edhe Bullgaria, ndaj së cilës “Dardanët” shpresojnë ta nisin me këmbë të mbarë.

Ndeshja Kosova – Bullgaria zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me fillim në ora 20:45.

 

Leave a Reply