Kombëtarja e Shqipërisë më frymë më ndryshe dhe me fitore, pas shkarkimit të Kristian Panuçit që u largua dhe u harrua menjëherë, ndërsa kuqezinjtë triumfuan në transfertën ndaj Andorrës me rezultat 0:3 të vlefshme për xhiron e dytë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020.
Ai që zhbllokoi shifrat ishte Sadiku, që realizoi në minutën e 21, pas një gabimi të portierit kundërshtarë, me sulmuesin shqiptar që shfrytëzoi, duke çuar topin në rrjetë për epërsi 0:1. Goli i dytë dhe i tretë erdhi në fund të pjesës së dytë, kryesisht në minutën e 88-të me Balajn që çon shifrat në 0:2, përderisa Abrashi në shtesat fiksoi rezultatin në 0:3.
Kto ishin tre pikët e para për Shqipërinë në këtë cikël eliminator, pasi ndeshjen e parë e humbën nga Turqia. Kombëtarja këtë ndeshja u drejtua nga Ervin Bulku, ndërsa ditëve në vijim pritet të emërohet seleksionuesi i ri./InfOSport.mk
Abrashi vulosi fitoren e Shqipërisë në transfertën ndaj Andorrës
Abrashi vulosi fitoren e Shqipërisë në transfertën ndaj AndorrësANDORRA – SHQIPËRIA 0:3(A. Sadiku 21', B. Balaj 88', A. Abrashi 90+6')
Публикувахте от infosport.mk в Понеделник, 25 март 2019 г.