Përfaqësuesja e Kosovës në futboll nis sot ciklin kualifikues për Kampionatin Eropian të vitit 2020, shkruan “infOSport.mk”.
Kjo ndeshje do të jetë historike për Kosovën, për faktin se është hera e parë që do të marrim pjesë në kualifikimet e një europiani.
“Dardanët” do të kërkojnë me ngulm tre pikët e para sonte ndaj Bullgarisë, për ta nisur mbarë këtë cikël kualifikues.
Trajneri i Kosovës, Bernard Çallandes, prit të nis ndeshjen me formacionin 4-3-2-1. Mungesa e vetme është Valon Berisha, kurse pritet te luajnë nga fillim Hekuran Kryeziu dhe Benjamin Kololli.
Ndryshe, ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë zhvillohet sonte në “Fadil Vokrri” me fillim prej orës 20:45, ndërsa më poshtë mund të shihni edhe formacionin e mundshëm të skuadrës kosovare.
KOSOVA – Formacioni i mundshëm: |
Muriçi, Kololli, Rrahmani, Aliti, Vojvoda, Kryeziu, Shala, Zeneli, Celina, Rashica, V.Muriqi. |