Bardhi bënë që Maqedonia të kthehet me barazim nga transferta me Slloveninë (VIDEO)

Përfaqësuesja e Maqedonisë është kthyer me barazim nga transferta në Ljublanë ndaj Sllovenisë, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e dytë në kuadër të grupit “G” të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.

Maqedonia edhe pse pushimin e mbylli në disavantazh, falë një goli të Enis Bardhit në minutën e 47-të, në fund arriti që të nxjerrë një barazim të madh, duke vazhduar me rezultatet pozitive në erën Angellovski.

Sllovenia avanson ndaj Maqedonisë

Sllovenia avanson ndaj MaqedonisëSLLOVENIA – MAQEDONIA 1:0(M. Zajc 34')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 март 2019 г.

Ndryshe Sllovenia avansoi me golin e Zajc në minutën e 34-të, kur me kokë arriti që të mposhtë portierin Dimitrievski, i cili edhe sonte ishte në nivel të detyrës, bashkë edhe me vijën e repartit mbrojtës ku si komandantë të vërtetë u shfaqën Egzon Bejtullai dhe Visar Musliu, i cili thjeshtë nuk e la që të marrë frymë futbollistin më të rrezikshëm të sllovenëve, Josip Iliçiç.

Egzon Bejtullai shpëton një gol të sigurtë ndaj Sllovenisë

Egzon Bejtullai shpëton një gol të sigurtë ndaj Sllovenisë

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 24 март 2019 г.

Pas dy xhirove të para në grup, Maqedonia me 4 pikë ndanë pozitën e dytë bashkë edhe me Izraelin, që sonte mundi Austrinë, teksa vendi i parë i takon Polonisë që ka 6 pikë. Sa i përket Sllovenisë, kjo skuadër me dy pikë të tubuara renditet vetëm në pozitën e katërt.

Leave a Reply