Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte në stadiumin Stozhice të Ljublanës kundër Sllovenisë do të zhvillojë ndeshjen e dytë në kuadër të eliminatoreve për Europianin e vitit 2020, njofton “infOSport.mk”.
Pas fitores ndaj Letonisë (3:1) në ndeshjen e parë në Shkup, do të jetë ky një test më serioz për të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski, i cili sonte në fushë ka vendosur të zbresë me skemën 4-4-2, përfshirë këtu edhe 4 futbollistët shqiptarë që i ka në dispozicion.
Në mbrojtje në krahun e djathtë do të luaj Egzon Bejtullai, shoku i tij i skuadrës nga rradhët e Shkëndijës, Visar Musliu do të luaj në qendër të mbrojtjes, teksa Ezgjan Alioski do të luaj në krahun e majtë të mbrojtjes.
Futbollisti tjetër shqiptarë që do të luaj sonte kundër Sllovenisë, është i pazëvendësueshmi në mesfushë, Enis Bardhi, ndërsa për shkak dëmtimit të marrë në ndeshjen kundër letonezëve, Ferhan Hasani nuk ka udhëtuar fare për në Slloveni.
Ndeshja Slloveni-Maqedoni starton në ora 20:45, ndërsa më poshtë juve mund të shihni edhe formacionet e të dyja kombëtareve.