Nijas Lena i cili për shkak kartonëve mungoi në ndeshjen e javës së kaluar kundër Korabit, do të jetë në disponim të trajnerit Jeton Beqiri, për ndeshjen e sotme kundër Skopjes, ku Struga Trim Lum kërkon vetëm 3 pikët e plota.
“Për këtë takim jemi përgatitur gjatë gjithë javës dhe objektivi ynë është që të dalim me fitore dhe 3 pikë nga kjo ndeshje, edhe pse jemi të vetëdijshëm se në këtë ligë nuk është e lehtë të fitosh ndeshje” – deklaroi enkas për “infOSport.mk”, mesfushori i Struga Trim Lum, Nijas Lena.
Për shkak kartonëve te Struga Trim Lum do të mungojë Arben Tafe, ndërkohë te Skopje përveç Filip Jovanovskit, i cili në ndeshjen e fundit ndaj Goblenit u ndëshkua me kartonë të kuq, do të mungojë edhe një ndër futbollistët më të mirë dhe më me perspektivë, Esmin Liçina, i cili është pjesë e një turneu në Turqi me përfaqësuesen shpresa të Maqedonisë.