Gostivari dhe Vëllazërimi janë dy nga skuadrat shqiptare që viteve të fundit gjithnjë kanë qenë në mesin e skuadrave pretendente për tu inkuadruar në Ligën e Parë, me Gostivarin që edicionin e kaluar madje luajti edhe në ndeshjen e balotazhit, mirëpo duke mos arritur që të rikthehet sërish në mesin e më të mirëve.
Shkaktari më i madh që Gostivari të luaj në balotazh dhe të mos siguronte drejtërpërdrejtë pozitën e parë edicionin e kaluar, ishte pikërisht Vëllazërimi, skuadër kjo që në ndeshjen e parafundit të kampionatit të zhvilluar në Kërçovë, i’a mohoi fitoren Gostivarit, me një gol të shënuar nga Leonard Kallaba vetëm në minutën e fundit të takimit. Ai gol bëri që Gostivari të mbetet në pozitën e dytë, pavarësisht se në ndeshjen e javës së fundit si vendas me rezultatin 3:0 mundi Makedonija GJ.P, që në fund ishte skuadra që iu gëzua elitës së futbollit vendor.
GOLAT NGA DERBI SHQIPTARË, VËLLAZËRIMI-GOSTIVARI
GOLAT NGA DERBI SHQIPTARË, VËLLAZËRIMI-GOSTIVARILDFM, Java XXVIVËLLAZËRIMI – GOSTIVARI 2:2(M. Adrili 40, L. Kallaba 90+2' – F. Osmani 64', I. Ademi 80')
Публикувахте от infosport.mk в Събота, 12 май 2018 г.
Ndërkohë Gostivari duheshe të luaj vetëm në balotazh, aty ku u eliminua nga Boreci. Pikërisht ndeshjet e edicionit të kaluar mes këtyre dy skuadrave kanë bërë që mes tyre të shtohet edhe rivaliteti, që realisht më parë edhe nuk ekzistonte aq shumë. Gostivari iu hakmorrë Vëllazërimit për edicionin e kaluar që në ndeshjen e parë të këtij sezoni, kur në Kërçovë kishte shënuar fitore 2:0. Ata sot dëshirojnë edhe një fitore tjetër, që do i rikthente ata më afër pozitave të para, duke pasur parasysh se aktualisht Gostivari ndodhet vetëm në pozitën e 7-të me 20 pikë, dy më pak se Vëllazërimi që mban pozitën e 5-të, por gjithashtu dy më pak se edhe Skopje që renditet në pozitën e tretë, transmeton “infOSport.mk”.
Pra vetëm dy pikë dallimi, mirëpo që me fitore eventuale Gostivarin me siguri se do e shihnim të paktën në pozitën e 5-të, gjithnjë nëse do të fitonte edhe Sruga Trim Lum ndaj Skopjes.