
Boreci vetëm në çastet e fundit ka arritur deri tek fitorja në përballjen derbi të javës së 17-të në Lindje kundër skuadrës së Kit Go, njofton “infOSport.mk”.
Mysafirët nga Pehçeva zhvilluan një pjesë të parë më të mirë kur dhe avansuan me golin e Martin Stojanov në minutën e 20-të. Boreci përmbysjen e rezultatit e arriti në 20 minutëshin e fundit të takimit, kur fillimisht me anë të gjorgji Gjorgjiev (70’) barazoi rezultatin, teksa një minutë para fundit të takimit me golin e Simeon Hristov arriti edhe fitoren e tretë nga po aq ndeshje në stinorin pranveror, duke u konfirmuar si kandidati më serioz për pozitën e parë dhe inkuadrimin në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Bregallnica pas 4 golave të shënuar ndaj Detonit Junior në fundjavë, sot si mysafir po ndaj një skuadre nga Radovishi, kësaj rradhe Plaçkovicës shënoi plotë 6 gola. Kozhuvi i Emir Skenderit që luajti titullarë, me rezultatin minimal 1:0 mundi Vardar Negotinën, ndërkohë Tikveshi dhe Detonit Junior si mysafir shënuan fitore identike në ndeshjet në transfertë, përballë Partizan Obrshanit, gjegjësisht Sasa-s.
LDFM – Lindje, Java XVII | |||||||||||||||
|