Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka folur para mediave për ndeshjen e nesërme ndaj Sllovenisë në kuadër të turit të dytë të eliminatoreve për Kampionatin Evropian 2020.
Angellovski ka analizuar kundërshtarin dhe pret ndeshje të mirë nesër.
“Luajtëm ndeshje shumë të mirë me Letoninë. Nesër është ndeshje e re, kishim kohë për të pushuar dhe jemi gati për duelin me Slloveninë. Hyjmë në këtë ndeshje me paraqitjen e njejtë si në tre vitet e fundit. Nga ajo që kemi parë, Sllovenia ka mesfushë dhe sulm të mirë, ndërsa janë të fortë edhe në kundërsulme. Por ne do të luajm ndeshjen tonë. Të dyja përfaqësueset janë të mirë dhe presim ndeshje të mirë. Te ne është atmosfera pozivite dhe në nivel të lartë”, ka thënë Angellovski.