Shkëndija dhe Vllaznimi i Gjakovës ndahen miqësisht në Tetovë (VIDEO)

Shkëndija e Tetovës dhe trajneri i tyre, Qatip Osmani pushimin në kampionatin vendor për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Europianin e vitit 2020 e ka shfrytëzuar për një miqësore kundër skuadrës së Vllaznimit të Gjakovës, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja e zhvilluar në Tetovë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa të dy trajnerët shfrytëzuan të gjithë futbollistët që kishin në disponim, duke theksuar se një pjesë e bukur e futbollistëve të ekipit të parë “kuqezi” janë grumbulluar me përfaqësueset si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.

Shkëndija dhe Vllaznimi i Gjakovës ndahen miqësisht në miqësoren e zhvilluar në Tetovë

Shkëndija dhe Vllaznimi i Gjakovës ndahen miqësisht në miqësoren e zhvilluar në TetovëSHKËNDIJA – VLLAZNIMI 0:0

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 20 март 2019 г.

Kështu Osmani sot përballë skuadrës gjakovare nuk mundi të llogarisë në shërbimet e dyshes mbrojtëse, Visar Musliu – Egzon Bejtullai, që janë grumbulluar me përfaqësuesen A të Maqedonisë, pastaj Shefit Shefitit dhe Omar Imerit që janë grumbulluar me kombëtaren shpresa të Shqipërisë si dhe qendërmbrojtësit të talentuar kosovar, Lard Sadriu, i cili është grumbulluar me përfaqësuesen U21 të Kosovës, që me 24 dhe 26 mars do të zhvillojë dy miqësore kundër Turkmenistanit dhe Maltës në Antalia të Turqisë.

Leave a Reply