Omar Imeri bashkë me Shefit Shefitin është njëri prej dy futbollistëve të rinj të Shkëndijës që është grumbulluar me kombëtaren U21 të Shqipërisë nga ana e seleksionuesit, Alban Bushi, njofton “infOSport.mk”.
Mesfushori shkupjan gjatë ditës së sotme doli në konferencë për shtyp, bashkë edhe me Vrionin, ku folën për ndeshjen eliminatore kundër Turqisë, ndërsa Imeri në fjalën e tij nuk e fshehu emocionet e përfaqësimit të Kombëtares së Shqipërisë.
“Nuk kënaqemi me barazimin, ndeshja e parë është e rëndësishme dhe do japim maksimumin për të fituar. E kemi në dorë të fitojmë çdo ndeshje shpresoj të marrim 6 pikë. Për Shqipërinë na thërret gjaku për të luajtur, jam i kënaqur që zgjodha Shqipërinë”,- tha Imeri.
Ndeshja Shqipëri – Turqi zhvillohet më 23 Mars në orën 19:00 në “Elbasan Arena”.