Përfaqësuesja e Turqisë do të jetë rivali i parë i Kombëtares së Shqipërisë, në ndeshjen e parë për kualifikueet e Europianit 2020.
Ndeshja kundër Turqisë do të zhvillohet me 22 mars në Shkodër në stadiumin “Loro Boriçi”, teksa trajneri përfaqësueses turke, Shenoll Gunesh beson në një rezultat pozitiv.
Cilat janë objektivat e Turqisë në këto eliminatore?
“Jemi në fillimin e një shkalle dhe në Shqipëri duhet të bëjmë hapin e parë. Nuk duhet të mbetemi në të kaluarën dhe nuk mund të mburremi me sukseset që janë arritur. Ne duhet të jemi si Franca, e cila mendon se si do të mbrojë suksesin. Ndërsa Islandën nuk e njihnim. Kur unë kam qenë në kryer të kombëtares kemi bërë vetëm një miqësore dhe e kemi fituar 4:0”.
Edicioni fillon me transfertën ndaj Shqipërisë. Si e shikoni këtë takim?
“Ndeshja me Shqipërinë do të jetë shumë e luftuar. E mira do të ishte që në ndeshjen e parë të fitonim. Është e rëndësishme që jemi më të mirë në letër se Shqipëria, por duhet ta tregojmë edhe në fushë këtë gjë. Nëse fitojmë dy ndeshjet e para dhe një prej atyre me Francën, mendoj se do të jemi para skuadrave të tjera”.
Jeni i kënaqur me kalendarin e eliminatoreve?
“Do të ishte më e mira të nisnim direkt kundër Francës dhe jo kundër Shqipërisë dhe Moldavisë, kështu do ishim më të motivuar. Francën dhe Islandën i kemi si rival në letër, por në fund do të luajmë kundër të gjithëve. Duhet të nisim duke superuar Shqipërinë, pasi janë shënjestra jonë e parë dhe duhet ta nisim mbarë, edhe për psikologjinë”. (SS)