Antuan Grizman është gati të largohet nga Atletiko Madridi, ndërsa situatën rreth futbollistit francez po e përcjellë me mjaft vëmendje skuadra kampione në fuqi e Spanjës, Barcelona.
Sipas prestigjozes “Mundo Deportivo”, gazetë kjo e afërt me skuadrën “katalunase”, drejtuesit e Barcelonës po tentojnë të afrojnë francezin Grizman në “Kamp Nou”, aty ku ylli i Atletiko Madridit do të mund të shpresonte në trofe.
Te Grizman drejtuesit e Barçës shohin zëvendësuesin e Luis Suarez, i cili nuk po jep më garanci në moshën 32 vjeçare.
Sipas të njëjtit burim, Barcelona për të arritur deri te shërbimet e Kutinjos, është e gatshme të sakrifikojë edhe brazilianin Lutinjo, i cili nuk po arrin të përshtatet dot në Spanjë, duke shfaqur rendiment të dobët në fushë.
Braziliani madje ka humbur një vend titullari në formacionin tiutullar të Valverdes, gjë kjo që shton zërat edhe më shumë për një largim të brazilianit nga “Kamp Nou”. Një ndër skuadrat e interesuara për shërbimet e Kutinjos, është edhe Mançester Junajtedi, drejtuesit e së cilës skuadër janë gati të paguajnë plotë 100 milion euro, shifër kjo që do të kënaqte drejtuesit e Barcelonës dhe që do hidheshin menjëherë në sulm për të siguruar shërbimet e Grizman.