Sonte në mbrëmje zhvillohet derbi italian midis Milanit dhe Interit, një betejë kjo mes dy skuadrave më ikonike në histori, në garë për më të mirin e qytetit të Milanos.
Kjo ndeshje klasike e futbollit italian, njëra nga ndeshjet më interesante të gadishullit apenin, ndryshe quhet edhe derbi i Madoninës (Derbi della Madonina).
Por vallë e dini pse kjo ndeshje quhet kështu?
Madonina është një statujë e vendosur në majë të katedrales së qytetit të Milanos dhe thuhet se kush e fiton ndeshjen, fiton edhe Madoninën.
Statuja u projektua dhe ndërtua nga Karlo Pellikani në vitin 1774 dhe u vendos në maje të katedralës së famshme dhe sot është pika më e lartë në qytetin e modës.