Në ohër ka nisur kuvendi zgjedhor i Federatës së Futbollit të Maqedonisë. Në fjalimin hapës, Davor Shuker potencoi se është i kënaqur nga ana e UEFA-së për bashkëpunim që kanë me FFM-në dhe kryesisht me U.D. presidentin, Muhamed Sejdini.
“Të nderuar delegatë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë dhe i nderuar Muhamed Sejdini dhe sekretari i Filip Popovski. Do të kisha potencuar se kemi bashkëpunim të shkëlqyeshëm me federatën tuaj dhe U.D. presidentin Sejdini. Ju jeni meritues për punën e suksesshme të bërë deri më tani. UEFA është e gëzuar se kemi bashkëpunim të mirëfillit me FFM-në. Nëse dëshironi të jem i drejtpërdrejt, politika nuk duhet të përzihet në sport”, tha mes tjerash Davor Shuker në hapjen e kuvendit të FFM-së.