Milot Rashica shënon sërish për Verder Bremenin (VIDEO)

Ylli kosovar Milot Rashica, ka shënuar sërish me fanellën e Verder Bremenit, duke ndihmuar skuadrën e tij për të mundur Bajer Leverkusenin në transfertë me rezultatin 1:3, njofton “infOSport.mk”.

Rashica realizoi golin e dytë në minutën e 37-të, teksa dy golat tjerë mbajnë firmën e Krushe (13’, 90+5’).

Golin e vetëm për Bajer Leverkusenin në këtë ndeshje e realizoi Bejli në minutën e 75-të.

Me këtë fitore Verder Bremeni tashmë renditet në pozitën e 8-të me 39 pikë, ndërkohë Leverkuseni me 3 pikë më shumë mban pozitën e 6-të.

Për Rashicën ishte ky goli numër 7 këtë edicion në Bundesligë në gjithsej 18 ndeshje.

Leave a Reply