Java e 16-të në Ligën e Dytë – Lindje nuk ka prodhuar ndonjë befasi, pasi që TOP5 skuadrat e para në tabelë arritën fitore përballë kundërshtarëve të tyre, njofton “infOSpport.mk”. Skuadra kryesuese e Borecit, si mysafirë falë golave të shënuar nga Marko Gjorgjievski, Gjorge Gjorgiev dhe Sime Hristov mundi Vardar Negotinën në transfertë, ndërsa falë golit të shënuar nga Dimitar Ivanov në minutën e fundit të takimit, Kozhuvi si mysafir me rezultatin minimal 1:0 mundi Plaçkovicën.
Kit Go luajti tenis me Partizan Obrshanin, duke mundur këta të fundit me rezultatin 6:1, e ku në qendër të vëmendjes doli të jetë ish sulmuesi i Trepça ’89, Antonio Bujçevski që realizoi 4 gola. Përveç tij nga një gol shënuan edhe Ivan Nastevski dhe Dejan Stoimenov, ndërkohë golin e parë të takimit dhe të vetëm për skuadrën mysafire e realizoi Nikolla Eftinxhioski.
Një ndeshje me shumë gola zhvilluan edhe Bregallnica dhe Detonit Junior, ku në fund fitores iu gëzua skuadra vendase me rezultatin 4:2, transmeton “infOSport.mk”.
Riste Naumov 3 minuta para fundit të pjesës së parë i dha avantazhin skuadrës së Bregallnicës, që në pjesën e dytë në një interval kohor prej vetëm 9 minutash të shënojë edhe 3 gola të tjerë, me autorë Ive Trifunovski (72’, 83’) dhe Kristijan Velinovski (74’). Dy golat e saj skuadra e Detonit Junior i gjeti në 5 minutat e fundit të takimit me anë të Boban Zdravevskit (85’, 87’), që në fund vlejtën vetëm për statistikë.