Java e 15-të në elitën e futbollit të femrave në konkurrencë të seniorëve sjellë përballjen midis skuadrës strugane të AS Junajted, që udhëhiqet nga Astrit Merko dhe skuadrës së KFF Prilep, një skuadër kjo mjaft ambicioze dhe mirë e organizuar, njofton “infOSport.mk”.
Që të dyja skuadrat në këtë ndeshje futen me formacionet e tyre më të mira, me shpresë se në fund do i’a arrijnë qëllimit që të marrin tre pikët e plota.
“Në ndeshjen e sotme luajmë për të marrë tre pikët e plota, që për ne janë shumë të vlefshme, për të hapëruar drejt TOP5 në renditjen tabelare. Presim një ndeshje të mirë dhe shumë interesante, ku pritet të vendosin nuanca, pasi që të dyja skuadrat mund të them se posedojnë kualitet të njëjtë” – thonë nga KFF Prilep, që shpresojnë nga Struga të rikthehen me një rezultat pozitiv.
Që të dy trajnerët për këtë ndeshje do të mund të llogarisin në shërbimet e gjithë futbollisteve, një paralajmërim ky për një futboll shumë cilësorë dhe me shumë gola.
Aktualisht AS Junajted ndodhet në një pozitë më të favorshme, duke u renditur në pozitën e katërt me 29 pikë, 6 më shumë se KFF Prilep, skuadër kjo që vetëm pas 3 ditëve do të luaj edhe ndeshjen çerekfinale të Kupës kundër Borecit në Veles.