Një ndër futbollistët më të talentuar shqiptarë në futbollin vendor, Ysni Ismaili, që mbron ngjyrat e skuadrës së Pelisterit, në një prononcim për portalin tonë ka folur rreth takimit të skuadrës së tij përballë Gostivarit, e vlefshme për javën e 16-të në Ligën e Dytë – Perëndim.
Ismaili është i bindur në një fitore tjetër të skuadrës së Pelisterit, që në xhiron e parë të stinorit pranveror kishte mundur Vëllazërimin me rezultatin 2:1.
“Nga ndeshje me Gostivarin presim 3 pikë. Neve pretendojmë që të shkojmë më lartë në tabelën e klasifikimit, me qëllim që të arrijmë pozitën e dytë, që siguron balotazhin, përmes së cilës do të kërkojmë inkuadrim në Ligën e Parë. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë, sidomos pas përforcimeve të bëra gjatë afatit kalimtarë të dimrit, ashtu që besoj se me ndihmën e tyre do ti arrijmë objektivat tona” – tha Ismaili.