Shkupi dominoi, por ishte Vardari që në fund fitoi (VIDEO)

Derbi i skuadrave shkupjane, ai midis Vardarit dhe FC Shkupit është mbyllur me fitore minimale 1:0 të skuadrës vendase, njofton “infOSport.mk”. Skuadra e Vardarit ishte me fat në takimin e sotëm, i cili u dominua në tërësi nga skuadra “bardhekaltër” nga Çairi.

Vardarit i mjaftoi goli i Darko Micevskit nga penaltia në minutën e 21-të, ndërsa në anën tjetër nuk mjaftuan edhe 5-6 rastet konkrete të skuadrës së FC Shkupit, që nga kjo transfertë të largohej e pamposhtur.

Momenti i penaltisë dhe goli i shënuar nga Micevski ndaj FC Shkupit

Momenti i penaltisë dhe goli i shënuar nga Micevski ndaj FC ShkupitVARDARI – FC SHKUPI 1:0(D. Micevski 21' pen.)

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 март 2019 г.

Rron Broja dhe Xhonatan Ustabashi u kanosën gjatë pjesës së parë, ndërsa në pjesën e dytë Serzhinjo dhe Angellov nuk arritën që të mposhtin portieri Gaçevski, që njëherit ishte më i merituari për këtë fitore të skuadrës së tij.

Bomba e Rron Brojas dhe intervenimi bravuroz i Gaçevskit

Bomba e Rron Brojas dhe intervenimi bravuroz i Gaçevskit

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 март 2019 г.

Vardari me këtë fitore ndërpreu serinë prej 9 ndeshjeve pa humbje të FC Shkupit, që vazhdon të mbajë pozitën e katërt, kjo falë edhe fitores së Shkëndijës ndaj Rabotniçkit në Tetovë.

Vardari me 42 pikë vazhdon të mbajë pozitën e 3-të në renditje, teksa FC Shkupi me 33 pikë renditet vetëm një pozitë më poshtë.

Gaçevski shpëton sërish Vardarin

Gaçevski shpëton sërish Vardarin

Публикувахте от infosport.mk в Събота, 16 март 2019 г.

Leave a Reply