Shkëndija dhe Renova fitojnë, Vardari ndali serinë e FC Shkupit

Vardari i ka dhënë fund serisë prej 9 ndeshjeve pa disfatë të FC Shkupit, duke e mundur në Maxhari me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm në këtë ndeshje për “kuqezinjtë” nga Shkupi e realizoi Darko Micevski nga penaltia në minutën e 21-të, ndërsa edhe pse FC Shkupi kishte 5-6 raste të mira për gol, në fund nuk i’a arriti qëllimit që të barazojë rezultatin.

Një gol i ka mjaftuar edhe Shkëndijës në derbi ndeshjen e javës së 23-të, për të mundur Rabotniçkin, ndërkohë Renova në Ohër me rezultatin 3:2 mundi Pobedën.

Akademia Pandev ka vazhduar shkëlqimin, duke mundur kësaj rradhe Sileksin në Strumicë me rezultatin 2:0, teksa Makedonija Gj.P në ndeshjen me Bellasicën shënoi fitore 2:1, duke u larguar nga pozita e 8-të, që tashmë i takon Sileksit.

Pason pauzë dy javore në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në eliminatoret për Europianin e vitit 2020.

LPFM, JAVA 23
Vardari 1 : 0 FC Shkupi
Shkëndija 1 : 0 Rabotniçki
Pobeda 2 : 3 Renova
Ak. Pandev 2 : 0 Sileksi
Makedonija GJ.P 2 : 1 Bellasica

Leave a Reply