FC Shkupi në kuadër të javës së 23-të në LPFM do të jetë mysafir i Vardarit në një ndër ndeshjet më interesante të kësaj jave, njofton “infOSport.mk”.
Trajneri Aleksandar Vasoski i Vardarit në këtë ndeshje do të mund të llogarisë në shërbimet e gjithë futbollistëve, me përjashtim të kapitenit Goran Popov, i cili tashmë një kohë më të gjatë ndodhet jashtë fushave të blerta, ndërkohë Umit Karan i FC Shkupit, sërish nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e të lënduarit Ergin Abdul, teksa sulmuesi i talentuar, Suhejl Muharemi do të pushojë shkaku i pesë kartonëve të verdhë.
Në pikëpyetje është edhe paraqitja e kapitenit Muharem Bajrami, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës. Ai ka stërvitur me ekipin, por vetëm para ndeshjes do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm 100% për lojë.