Seleksionuesi i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkoviç, ka bërë publike listën e futbollistëve për dy ndeshjet e radhës ndaj Gjeorgjisë dhe Danimarkës që zhvillohet gjatë muajit mars.
Në mesin e futbollistëve të ftuar nuk bënë pjesë edhe futbollisti kosovar i skuadrës angleze të Hadersfilld, Florent Hadërgjonaj, ndërsa është ky një sinjal i mirë se futbollisti kosovar mund të veshë fanellën e Përfaqësueses së Kosovës që në ndeshjet e qershorit.
24-vjeçari nga Deçani deri më tash është paraqitur për Zvicrën U-21, por që ka të drejt ta zgjedh Përfaqësuesen A të Kosovës, gjithnjë nëse edhe ai dëshiron të bëhet pjesë e saj.
Ndërkohë Petkoviç ka ftuar plotë 5 emra shqiptarë, në mesin e të cilëve edhe dy futbollistët nga Maqedonia, struganin Pajtim Kasami dhe gostivarasin Admir Mehmedi.