Këshilli Ekzekutiv i FIFA-s vendosi të zgjerojë Kupën e Botës për Klube nga 7, në 24 skuadra.
Formati i ri pritet të përfshijë tetë skuadra nga Europa, ndërsa i njëjti do të zhvillohet çdo katër vite nga qershori në korrik në periudhën që aktualisht zhvillohet Kupa e Konfederatave.
Presidenti i FIFA-s, Xhiani Infantino, ka thënë se ndihej i lumtur pasi Këshilli i FIFA-s mbështeti planin e tij këtë të premte. Botërori për klube zhvillohet aktualisht çdo dhjetor dhe në të marrin pjesë shtatë skuadra nga gjashtë konfederata.
Shoqata e Klubeve Europiane (ECA) ka bërë të ditur se çdo kompeticion i ri duhet të jetë pjesë e një marrëveshjeje për kalendarin e ndeshjeve ndërkombëtare që do të zhvillohen pas 2024-ës, shkruan kohajone.
Anëtarët e ECA-s kanë nënshkruar një letër, e cila është publikuar këtë të premte, ku kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me planin e Infantinos.