Reprezentuesi shqiptar i Maqedonisë, Ferhan Hasani ka bërë asist për golin e vlefshëm tre pikë për skuadrën e tij Al Raed. Në xhiron e 24-t të Premier Ligës së Arabisë Saudite, tetovari me skuadrën e tij shënuan fitore minimale 1:0 në transfertën me Al Batin. Momenti vendimtar i takimit ndodhi në minutën e 41 kur Buba Hasani depërtoi bukur në zonë dhe në rënie drejtoi topin në këndin më të largët të portës, ku Ahmed Hammoudan shënoi në rrjetën vendase. Ky gol u tregua të jetë vendimtar dhe i mjaftueshëm për fitoren 1:0 të Al Raedit, që tashmë sheh veten në pozitën e 10-të me 28 pikë të tubuara.
Për Al Raedin ku luan Hasani kjo ishte fitorja e shtatë sezonale dhe e njejta e ngren ekipin në ‘ujëra’ më të qeta në aspekt të mbijetesës. Vlen të ceket se për Al Raedin kjo ishte fitorja e parë pas 8-të xhirove, me çka ndërpritet seria negative prej katër barazimeve dhe po aq disfatave. Al Raed për herë të fundit kishte fituar më 30 dhjetor 2018 në transfertën me Ohod-in në Medine dhe njejtë si sot edhe në atë ndeshje vendimtar ishte Hasani që fitoi penaltinë e konvertuar në golin e vetëm që solli tre pikë. Pas ndeshjes së sotme, Ferhan Hasani është nisur drejt Maqedonisë ku do të bashkohet me ekipin përfaqësues për sfidat me Letoninë dhe Slloveninë në start të ciklit eliminator për Euro 2020.
Asisti i 🎯 Buba Hasanit për fitore të Al Raedit 🔴⚫️👇
Публикувахте от Sportmania в Петък, 15 март 2019 г.