Kuvendi i Rregullt me zgjedhje të jashtëzakonshme të presidentit të Federatës së futbollit të Maqedonisë do të mbahet më 17 mars 2019 në hotelin ‘Ineks Gorica’ në Ohër me fillim në orën 10:00.
Muhamed Sejdini është kandidati i vetëm i paraqitur për postin e presidentit të FFM-së dhe plotëson gjithë kushtet për kandidaturë. Për pozitën e presidentit të FFM-së, Muhamed Sejdini u kandidua nga Lidhja futbollistike Komunale e Kërçovës.
Praninë e tyre në Ohër në Kuvendin e Rregullt vjetor në të cilën në mënyrë të jashtëzakonshme do të zgjidhet Presidenti i ri i Federatës së futbollit të Maqedonisë e kanë konfirmuar nga UEFA, FIFA, Agjencioni për Rini dhe Sport dhe Komiteti Olimpik i Maqedonisë.
Asosiacioni Evropian i futbollit (UEFA) në Kuvendin e FFM-së në Ohër do të përfaqësohet me Davor Shuker-in, anëtar i Komitetit Ekzekutiv në UEFA dhe Aleks Filips, kreu i repartit për udhëheqje dhe pajtueshmëri në UEFA.
FIFA do të përfaqësohet nga Hejdi Beha, menaxher për zhvillim në Asosiacionin Botëror të futbollit.
Agjencioni për Rini dhe Sport (ARSM) me shkrim deri te FFM kanë konfirmuar praninë e drejtorit Darko Kaevski, ndërsa nëse ai nuk do të jetë në gjendje shkaku i angazhimeve të mëdha të punës, si shkruan në letër, ARSM-në do ta përfaqësojë udhëheqësi i sektorit për sport, Tomisllav Andonovski.
Komiteti Olimpik i Maqedonisë do të përfaqësohet nga presidenti, Vasil Tupurkovski dhe sekretari i përgjithshëm, Sasho Popovski.