Pas një sezoni zhgënjyes, ku mbeti jashtë çdo objektivi, Reali i Madridit që tani ka nisur të mendojë në përforcimin e skuadrës për sezonin 2019/2020.
Fillimisht i’a arritën qëllimit që të rikthejnë në stol njeriun e trofeve, Zinedin Zidan, ndërsa përmes një komunikatë zyrtare, nga klubi “madrilen” gjithashtu kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me Porton për blerjen e mbrojtësit Eder Militao.
Bëhet fjalë për një futbollistë vetëm 21-vjeçar, i cili megjithatë ka përvojë të madhe, ndërsa falë paraqitjeve të shkëlqyera me fanellën e skuadrës portugeze, drejtuesit e Realit vendosën që të transferojnë atë në “Bernabeu”.
Braziliani Militao me Realin e Madridit ka firmosur kontratë 6-vjeçare, teksa klubi portugez do të përfitojë 50 milionë euro nga shitja e tij.
Militao skuadrës së tij të re, Real Madridit do t’i bashkohet menjëherë pas përfundimit të këtij sezoni.