Fundjava para nesh sjell fillimin e sezonit të ri të garave në Formula 1. Sipas kalendarit të garave, sezoni fillon më 17 mars në Melburn të Australisë ndërsa do të përfundojë me garën për Çmimin e Madh të Abu Dhabit të Emirateve të Bashkuara Arabe më 1 dhjetor.
Sezoni 2019 ka paraparë mbajtjen të gjithsej 11 garave në Evropë, pesë në Azi, katër në Amerikë dhe një në Australi.
Raundi kualifikues i garës së parë të Formula 1 që do të mbahet në Melburn do të zhvillohet të shtunën ndërsa eventi kryesor është caktuar për ditën e diel.
Pilotët do të garojnë në pistën e Melburnit të gjatë 5.303 metra, ku do të duhet të përshkojnë 58 xhiro.
Kalendari i Formula 1 për vitin 2019:
Data Çmimi i Madh
17 mars Melbourne
31 mars Bahrein
14 prill Shanghai
28 prill Baku
12 maj Barcelonë
26 maj Monaco
9 qershor Montreal
23 qershor Le Castellet
30 qershor Spielberg
14 korrik Silverstone
28 korrik Hockenheim
4 gusht Budapest
1 shtator Spa
8 shtator Monza
22 shtator Singapor
29 shtator Soçi
13 tetor Suzuka
27 tetor Mexico City
3 nëntor Austin
17 nëntor Sao Paulo
1 dhjetor Abu Dhabi