Arsenali ia doli të përmbysë skuadrën franceze të Ren, duke fituar me rezultatin 3:0 takimin e kthimit të 1/8 së finales në Liga Europa të zhvilluar sonte në Londër, njofton “infOSport.mk”.
“Topçinjtë” në ndeshjen e parë të zhvilluar në Francë kishin pësuar disfatë 3:1, dhe sonte ata duheshe të bëjnë mrrekulli, për të kaluar më tej.
Pier Emerik Obamejang doli të jetë “heroi” i Arsenalit në këtë ndeshje, duke realizuar “dopietë”, dhe duke asistuar në golin tjetër të shënuar nga Matland Niles, 3 gola këto që i mundësuan skuadrës londineze një vend për në mesin e 8 skuadrave më të mira të Liga Europa, aty ku do të luaj edhe skuadra gjermane e Ajntraht Frankfurt.
Këta të fundit mundën Interin midis “Xhuzepe Meaca” me rezultatin minimal 1:0.
Skuadra gjermane u tregua ekipi më superior përgjatë 90 minutave dhe rezultati mund të ishte akoma më i thellë, por Handanoviç kreu disa pritje fantastike për të mbajtur të tijtë në lojë, por jo edhe goditjen e Joviç në minutën e 6-të, të takimit, transmeton “infOSport.mk”.
Një vend për në ndeshjet çerekfinale të Liga Europa, siguroi edhe Viljareali spanjoll, që edhe në ndeshjen e dytë mundi Zenitin. Pas fitores 3:1 në ndeshjen e parë në Rusi, sonte “Nëndetësja e Verdhë” në stadiumin e saj “El Madrigal” shënoi fitore 2:1.