Barcelona sonte ka gjasa të kualifikohet për në ndeshjet çerekfinale të Ligës së Kampionëve, gjithnjë nëse do të kalonin pengesën e quajtur Lion.
“Katalunasit” sonte para tifozëve të vetë shihen si favorit përballë skuadrës franceze, ndaj së cilës në ndeshjen e parë në udhëtim kishin barazuar pa gola.
Ndeshja e sontme në “Kamp Nou” midis këtyre dy skuadrave do të jetë e 8-ta mes tyre në garat europiane, me Barcelonën që nuk njeh disfatë ndaj Lionit.
Barcelona ka regjistruar 4 fitore, ndërsa 3 ndeshje janë mbyllur me barazime. Ndeshja e vetme që këto dy skuadra nuk kanë shënuar gola, ka qenë ndeshja e parë e tyre e 1/8 së finales, ndërsa vlen të theksohet se Barcelona në 3 ndeshjet si vendas përballë Lionit, ka regjistruar po aq fitore me një gol-averazh 10:2.
Më poshtë mund të shihni edhe formacionet e mundshme të Barcelonës dhe Lionit në prag të takimit të sontshëm, që starton në ora 21:00.
FORMACIONET E MUNDSHME |
BARCELONA: Ter Stegen; Semedo, Pique, Lenglet, Alba; Busquets, Roberto, Rakitic, Arthur; Messi dhe Suarez. |
LYON: Lopes; Dubois, Marcelo, Denayer, Mendy; Ndombele, Aouar; Traore, Depay, Fekir dhe M. Dembele. |