Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Igor Angellovski ka publikuar listën me futbollist që do t’i llogarit për dy ndeshjet e para kualifikuese për EURO 2020 ndaj Letonisë dhe Sllovenisë. Në përfaqësuesen ‘A’ janë rikthyer Darko Velkovski, Darko Çurlinov dhe Kire Markoski. Nga futbollistët standart të ftuar mungon Arian Ademi për shkak lëndimit dhe i njejti nuk do të jetë pjesë e ndeshjeve eliminatore që do të luhet këtë muaj. Ndërkohë 5 shqiptarët tjerë si Musliu, Bejtuallai, Bardhi, Hasani dhe Alioski janë në dispozicionin e seleksionuesit Angellovski.
Përfaqësuesja e vendit ndeshjen e pare elimiantore për EURO 2020 do ta luajë me 21 mars në Shkup ndaj Letonisë, ndërsa 3 ditë më vonë përballet me Slloveninë në transfertë. Grumbullimi i reprezentuesve është përcaktuar me 18 mars nga ora 12:00 në hotelin “Grand Plaza” të Shkupit.