Ronaldo besoj dhe i’a doli, Juven në çerekfinale dërgoi (VIDEO)

Kur në skuadër ke një Kristiano Ronaldo, gjithçka është më e lehtë. Edhe pse Juve në ndeshjen e parë të 1/8 së finales kishte pësuar një disfatë 2:0 ndaj Atletiko Madridit, një ndër skuadrave më të vështira në futbollin europian, sonte në ndeshjen e kthimit “Zonja e Vjetër” me heroin portugez, Kristiano Ronaldo i’a dolën të përmbysin gjithçka, duke siguruar një vend për në mesin e 8 skuadrave më të mira në Europë, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat ishin pjesë e portugezit Ronaldo, i cili në këtë mënyrë realizoi “hat-trikun” e tij të parë në Ligën e Kampionëve me fanellën e Juves.

Golin e parë portugezi e realizoi në minutën e 27-të, kur me kokë nga afërsia arriti që të mposhtë Jan Oblak, i cili në pjesën e dytë u dorëzua edhe në dy raste përballë Ronaldos.


GOLAT NGA NDESHJA JUVENTUS – ATL.MADRID, NDIQENI KËTU.


Edhe pse tentoi të ndalë goditjen e portugezit në minutën e  48-të, topi kishte kaluar vijën fatale, ndërsa më së miri një gjë të tillë vërtetoi edhe teknologjia, ndërsa edhe vetë arbitri Kjupers, i cili pas sinjalizimit tregoi që topi të dërgohet në mes të fushës, aty ku futbollistët e Atletiko Madridit ishin të detyruar që ta dërgojnë edhe në minutën e 86-të, kur Ronaldo kompletoi “hat-trikun” e tij me golin e shënuar nga pika e bardhë.

Në fund me plotë meritë të gjitha duartrokitjet dhe lëvdatat shkuan për Kristiano Ronaldon, njeriun e ndeshjes, i cili besonte fuqishëm edhe para ndeshjes në përmbysjen e rezultatit, që në fund Juventusi i tij të kualifikohet për në çerekfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:2.

Leave a Reply