Rabotniçki edhe pse konsiderohej si një ndër skuadrat favorite për pozitat dy dhe tre në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, 4 xhirot e para të stinorit pranveror nuk po tregojnë një realitet të tillë, pasi “romantikët” nga 12 pikët e mundshme, kanë arkëtuar vetëm 5, dy prej të cilëve në 3 ndeshjet e zhvilluara si vendas, njofton “infOSport.mk”. Gjithë këto rezultate bënë që Rabotniçki madje të humbas edhe pozitën e katërt në renditje, që aktualisht mbahet nga FC Shkupi.
Skuadra nga Çairi me në krye strategun turk Umit Karan, po frymon më ndryshe, ndërsa më së miri këtë e përjetuan edhe dy skuadrat e para në renditje, Shkëndija dhe Akademia Pandevi.
Pas fitores javën e shkuar në Strumicë ndaj Ak.Pandev, FC Shkupi dje në Çair mundi edhe kampionët në fuqi të Shkëndijës, duke lëshuar sinjalet e para për daljen në Europë, gjë që bëri edhe vitin e kalular, mirëpo me trajnerin Zekirja Ramadani.
Renova nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija Gj.P, edhe pse realisht “gjipspunuesit” shiheshin si favoritë. Mirëpo në fushë gjërat ishin më ndryshe, ndërsa shumë lehtë mund të ndodhte që Makedonija GJ.P nga Tetova të largohet me 3 pikë të plota, në rast se Bobi Bozhinovski shënonte nga pika e bardhë.
Po nga pika e bardhë Sileksi mundi Pobedën falë golit të shënuar nga Darko Aleksovski, teksa ndeshja në Strumicë midis Bellasicës dhe Vardarit nuk prodhoi gola.