Java 22, javë e penaltive (VIDEO)

Java e 22-të në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë u mbyll të dielën me vetëm 5 gola të shënuar në 5 ndeshje, e ku u akorduan plotë 4 penalti, njofton “infOSport.mk”.

3 prej tyre u shndërruan në gola, ndërsa një në gol nuk arriti që ta shndërrojë  Bobi Bozhinovski i Makedonija GJ.P.

Ndryshe penaltia e parë e javës së 22-të u akordua në Çair, me Muaream Bajramin i cili ishte i pagabueshëm dhe në minutën e 30-të i dha avantazhin FC Shkupit ndaj Shkëndijës, që në fund ishte i majftueshëm për 3 pikë të reja të “bardhekaltërve”.

Goli i Muharem Bajramit ndaj Shkëndijës

Goli i Muharem Bajramit ndaj ShkëndijësSHKUPI – SHKËNDIJA 1:0(M. Bajrami 30')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 10 март 2019 г.

Penaltia e dytë, gjithashtu që u shndërrua në gol, ishte ajo e Akadamia Pandev përballë Rabotniçkit. Edhe pse “romantikët” shiheshin si favoritë në letër, në fund skuadra nga Strumica shënoi një fitore shumë të madhe 1:2, duke u ringjitur sërish në pozitën e dytë në renditje, menjëherë pas Shkëndijës.

Fitoren e Akademia Pandev e paralajmëroi kapiteni Lupçe Doriev me golin e realizuar në minutën e 45-të nga pika e bardhë, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë në stadiumin e qytetit në Tetovë u akordua penaltia e tretë e kësaj jave, mirëpo që e njëjta nuk gjeti realizim nga ana e kapitenit të “verdhekuqve”, Bobi Bozhinovski, transmeton “infOSport.mk”.

Penaltia e katërt që në fund doli të jetë vendimtare, u akordua në Kratovë në ndeshjen midis Sileksit dhe Pobedës, edhe atë në favor të skuadrës vendase, që me anë të Darko Aleksovskit në minutën e 65-të shënoi fitore minimale 1:0.

Leave a Reply