Skuadra nga Dibra, Korabi ka fituar duelin me Goblenin në Kumanovë me rezultat 3:1. Të parët në avantazh shkuan vendasit me golin e Azirit në minutën e 21-të, ndërsa Korabi përmbysi gjithçka në vijim, ku në mesin e golashënuesve sërish u gjet sulmuesi Musli Lika, që realizoi supergol, ndërsa dy golat tjerë i realizuan Celeski dhe Muça.
Për Musli Likën ky është goli i katërt me Korabin, pas më herët gjeti rrjetën edhe ndaj Vardarit të Forinës dhe Gostivarit. /InfOSport.mk