Derbi i xhiros së 22-të në elitën e futbollit vendor i ka takuar Shkupit që fitoi Shkëndijën me rezultat 1:0.
Kampionët në fuqi me shumë mungesa të rëndësishme në këtë ndeshje, por që nuk arsyetohen përballë një Shkupi që u tregua mjaftë i fortë dhe kërkues të golit dhe fitores me shumë raste. Goli i vetëm dhe që vendosi derbin shqiptar ishte ai i Muharem Bajramit në minutën e 30-të, që realizoi nga penalltia.
Në vijim “bardhekaltërit” kishin mundësinë për të dyfishuar shifrat, me Ustabashin që nuk shfrytëzoi rastin i vetëm përballë portierit Zahov. Deri në fund “kuqezinjtë” nuk prodhuan për asnjë moment lojën e tyre të mirë, duke tentuar me disa raste nga gjuajtjet e lira dhe rëvënie nga këndi që nuk u konkretizuan.
Ndërkohë në minutat shtesë, Angellov çoi topin në rrjetë, pas gjuajtjes së Besar Isenit, mirëpo referi anuloi golin për pozicion jashtë lojë. Gjithsesi shifrat nuk ndryshuan deri në fund, me Shkupin që ndali kampionët në Çair dhe mori fitore e tre pikë me plotë meritë, duke gëzuar tifozët “Shvercerat” dhe publikun e pranishëm në stadiumin e Çairit.
Ndeshjen e radhës Shkupin e luan me Vardarin, ndërsa Shkëndija takohet me Rabotniçkin./InfOSport.mk