Sot edhe zyrtarisht nis stinori pranveror në Ligën e Dytë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa në Konferencën e Perëndimit, e gjitha vëmendja do të përqëndrohet në Ohër në stadiumin “Biljanini Izvori”, aty ku mejdanin do të ndajnë dy skuadrat strugane, që aktualisht mbajnë dy pozitat e para në tabelë, Struga Trim Lum dhe Labunishta, njofton “infOSport.mk”.
Pritet të jetë kjo një ndeshje shumë e fortë, ku Struga Trim Lum me fitore eventuale do të ishte shumë afër realizimit të ëndërrës, inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë.
Në Tetovë në program është derbi i Pollogut, ku mejdanin do të ndajnë Teteksi dhe Gostivari, Vëllazërimi do të jetë mysafir i Pelisterit në Manastir, teksa Genç Kalemler në Gostivar do të mirëpret Skopjen.
Java e 15-të, ndryshe e para e stinorit pranveror në Ligën e Dytë – Perëndim, mbyllet të dielën me ndeshjen midis Goblenit dhe Korabit, ndeshje kjo që do të zhvillohet në stadiumin e Bashkimit në Kumanovë.
LDFM – Perëndim, Java XV | |||||||||||||||
|