Prej sot edhe zyrtarisht nis stinori pranveror edhe në Ligën e Dytë Lindje, aty ku Boreci do ta nis me 8 pikë epërsi ndaj Tikveshit të vendit të dytë. E gjithë kjo e bënë Borecin favoritin kryesor për inkuadrim në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa skuadrave tjera pretendente ju mbetet që të luftojnë për pozitën e dytë.
Tikveshi, Kozhuvi, Kit Go dhe Bregallnica janë 4 skuadrat që do të zhvillojnë një luftë të ashpër mes tyre për atë pozitë të dytë, duke pasur parasysh se dallimi mes tyre është vetëm 5 pikë.
Ndërkohë nëse këto 5 skuadra, bashkë edhe me Borecin do të luftojnë për një vend në mesin e më të mirëve, 5 skuadrat tjera, si Plaçkovica, Vardar Negotino, Partizan Obrshani, Detonit Junior dhe Sasa, do të luftojnë për mbijetesë, me skuadrën nga Makedonska Kamenica, që është më e rrezikuar dhe që vetëm çudira mund ta shpëtojnë nga rënia në Ligën e tretë futbollistike të Maqedonisë.
Ndryshe të gjitha ndeshjet e javës së 15-të në Konferencën e Lindjes startojnë në ora 14:00.
LDFM – Lindje, Java XV | |||||||||||||||
|