Iseni: Ndeshja ndaj Shkëndijës e veçant, rikthehem të luaj pranë “Shvercerave”

Shkupi të dielën në Çair do të pret kampionin në fuqi, Shkëndijën e Tetovës me ndeshjen që është e vlefshme për xhiron e 22-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Në kampin “bardhekaltër” mbizotron atmosferë pozitive, me Shkupin që nuk njeh humbje në 8 ndeshjet e fundit dhe në pranverë regjistron 2 fitore dhe një barazim.

Para kësaj sfide, nga skuadra e Çairit për mediat është prononcuar, mesfushori Besar Iseni, i cili në dy ndeshjet e fundit ishte jashtë terreneve për shkak një lëndimi të lehtë që kishte në këmbë, ndërsa për sfidën ndaj Shkëndijës është rikuperuar dhe premton më të mirën në terren, duke e përshkruar me emocione rikthimin e tij.

“Fillimisht jam i lumtur që jam rikthyer nga lëndimi, ndihem mirë, jam stërvitur gjatë gjithë javës dhe jam i gatshëm për këtë ndeshje. Sa i përket sfidës ndaj Shkëndijës, për mua është veçant, pasi rikthehem pas disa viteve të luaj në Çair pranë tifozëve tanë “Shvercerat” dhe shpresojmë të arrijmë rezultat pozitiv”, tha Besar Iseni para derbit.

Përballja Shkupi-Shkëndija është programuar të luhet të dielën në stadiumin e Çairit, duke nisur nga ora 14:00. /InfOSport.mk

Leave a Reply