Pas Fati Vejselit dhe Halid Osmanit, që garuan dje në kuadër të Kampionatit Europian U23, në mundje – stil i lirë, sot rradhën e kanë edhe dy mundësat tjerë të përfaqësueses së Maqedonisë, Elmedin Sejfullahu nga LM Liria, i cili do të garojë në kategorinë deri 61 kg si dhe Bunjamin Nuishi nga KM Tefejuz, që do të garojë në kategorinë deri 86 kg, njofton “infOSport.mk”.
Sejfullahu, nga i cili pritet shumë në këtë europian që po mbahet në Novi Sad të Serbisë, gjatë ditës së sotme do të ketë luftën e parë në kuadër të 1/8 së finales, e ku përkundërshtarë do të ketë mundësin nga Moldavia, Vitalie Bunici. Kjo luftë pritet të zhvillohet pas orës 11:30, njëjtë sikurse ajo e Bunjamin Nuishit, i cili për kundërshtarë në 1/8 e finales do të ketë gjermanin, Johanes Martin.
Ndërkohë sonte në mbrëmje Fati Vejseli do të paraqitet në luftë për medaljen e bronzit, pasi mbrëmë në gjysmëfinale në kategorinë deri 65 kg u mund nga gjeorgjiani, Edemi Bolkvadze.