Donat Aliu beson se nga Radovishi kthehen me 3 pikë

Tikveshi që stinorin vjeshtorë e mbylli në pozitën e dytë në Ligën e Dytë – Lindje, gjatë merkatos së dimrit në rradhët e  veta solli edhe talentin 19-vjeçar të Shkëndijës, Donat Aliu, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ky i fundit në një prononcim për portalin tonë tha se ekipi është gati për përballjen e sotme ndaj Detonit Junior, ku presin të marrin tre pikët e plota dhe të vazhdojnë garën për titullin kampion.

“Për këtë ndeshje jemi të kompletuar, ashtu që shpresojmë që në Kavadar të sjellim 3 pikët e plota. Atmosfera në skuadër është shumë e mirë. Jemi stërvitur mirë gjatë fazës përgatitore dhe mendoj se jemi të gatshëm për ta nisur me fitore edhe stinorin pranveror” – tha Donat Aliu.

Leave a Reply