Boreci pa probleme, ngecin ndjekësit e tij

Boreci pa shumë probleme shënoi fitore 3:0 ndaj Plaçkovicës në ndeshjen e parë të stinorit pranveror, njofton “infOSport.mk”.

Figurë qendrore edhe në këtë ndeshje te skuadra nga Velesi doli të jetë, Marko Gjorgjievski, i cili realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë (8′, 84′), teksa një gol tjetër në minutën e 59-të realizoi Gjorgji Gjorgjiev. Rikujtojmë Gjorgjievski në ndeshjen e fundit kontrolluese kundër Goblenit të fituar me rezultatin 5:0, kishte realizuar 3 gola.

Tikveshi i vendit të dytë fare në fund lëshoi fitoren nga duart përballë Detonit Junior, skuadër kjo që falë golit të shënuar nga Aleksandar Gjorgievski (88′), nxorri një barazim përballë skuadrës nga Kavadari, që kishte avansuar me golin e Gjorgji Mojsov (74′).

Me barazim, mirëpo pa gola u mbyll derbi midis Kozhuvit dhe Bregallnicës në Gjevgjeli, Partizan Obrshani me rezultatin minimal 1:0 mundi Vardar Negotinën, ndërkohë Sasa bëri befasinë më të këndshme, duke mundur në terren vendas ekipin e Kit Go me rezultatin 1:0.

LDFM – Lindje, Java XV
Boreci 3 : 0 Plaçkovica
Detonit Junior 1 : 1 Tikveshi
Kozhuvi 0 : 0 Bregallnica
Sasa 1 : 0 Kit Go
Partizan Obrshani 1 : 0 Vardar Negotino

Leave a Reply