Ylber Alili gjatë merkatos së dimrit vendosi që të largohet nga Gobleni dhe ti bashkohet Gostivarit, skuadër kjo që sot në kuadër të javës së parë të stinorit pranveror do të përballet me Teteksin në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.
Alili në një prononcim për “infOSport.mk” tha se e gjithë skuadra të gatshëm presin këtë përballje, nga e cila në fund shpreson të dalin të pamposhtur.
“E gjithë skuadra është gati për këtë ndeshje dhe për tu kthyer nga Tetova e pamposhtur. Shpresojmë në një ndeshje korrekte, e dimë që Teteksi është përforcuar dukshëm në merkato, edhe atë me futbollistë nga Liga e Parë, mirëpo neve jemi gati për të dhënë më të mirën nga vetja, ndërsa nëse i përmbushim kërkesat e trajnerit besoj se do i’a arrijmë qëllimit” – u shpreh enkas për “infOSport.mk”, Ylber Alili.