Ranieri rikthehet te Roma

Claudio Ranieri kthehet te Roma.  Trajneri që para pak kohësh mbylli aventurën e tij me Fulham-in ka marrë vendin e Di Francesco-s në drejtim të verdhekuqve. “Jemi të lumtur të lajmërojmë kthimin e Claudio Ranieri-t”, ka deklaruar presidenti i Roma-s, Pallotta, nëpërmjet faqes zyrtare të Roma-s.

“Objektivi që kemi tani është ta mbyllim kampionatin në vendin më të lartë të mundshëm dhe të kualifikohemi në Champions League. Për këtë arsye kemi zgjedhur të marrim një trajner që e njeh klubin dhe ambientin”. Vetë trajneri italian ka thënë: “Jam i lumtur që jam kthyer në shtëpi. Kur Roma të thërret është e pamundur të thuash jo”.

Edhe Francesco Totti i ka thënë mirëseardhjen trajnerit: “Claudio nuk është vetëm një tifoz i Roma-s, por edhe një nga trajnerët me më shumë eksperiencë në botën e futbollit”.

“Tani na duhen duar eksperte, në gjendje të na udhëheqin drejt katër vendeve të para në renditje dhe të na kualifikojnë në Champions League. Na mungojnë 12 ndeshje në kampionat dhe duhet të fitojmë sa më shumë nga këto takime që të jetë e mundur”.

Ranieri ka nënshkruar një kontratë tremujore.

Leave a Reply