Maruane Fellaini ka vendosur që të pensionohet nga kombëtarja e Belgjikës. Tashmë ish ylli i Mançester Junajtedit ka thënë se është koha e duhur që t’i jap fund karrierës së suksesshme me kombëtaren belge, ndërsa një gjë të tillë ka konfirmuar përmes profilit të tij zyrtarë në “Tëitter”.
“Ka ardhur koha t’i hap rrugën brezit të ri”, – shkruan Fellaini, i cili debutoi me Belgjikën 12 vite më parë, duke regjistruar 87 paraqitje dhe 18 gola të shënuar.
Ai së fundmi me Belgjikën luajti në Botërorin e Rusisë, aty ku zurën vendin e tretë, që njëherit është edhe e arritura më e madhe në historikun e futbollit belg.