Takimi mes Kryemistrit Edi Rama dhe kreut të FSHF-së Armand Duka ishte vetëm një pikënisje për një tryeze të rrumbullakët, për të vënë përfundimisht pikat mbi “i” rreth situatës së pazakontë që po përjeton futbolli shqiptar, ku pas dhunës së ushtruar ndaj gjyqtarit Eldorian Hamiti u përjashtua nga Superiorja Kamza, madje duke e “degdisur” në Kategorinë e Dytë.
Të hënë është programuar të zhvillohet një tjetër takim edhe më i rëndësishëm, për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare dhunës në futbollin tonë. Do të jetë të pranishëm, përveç Ramës dhe Dukës, edhe krerë të institucioneve të linjës, si Ministrja e Arsimi dhe Sporteve Besa Shahini apo Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.
Në këtë tryezë pritet të diskutohen disa pika, si ndryshimi i ligjit të sponsorizimeve, ku futbolli të ketë përfitime nga taksat, ndryshimi i kodit penal, me shkeljet ne stadium, invadimin i fushës etj, të cilat tashmë duhet të ndiqet edhe penalisht për të minimizuar aktet e dhunës dhe rishikimi i ligjit të sportit dhe rikthimi i policisë në stadiume.
Nga kjo tryezë prite të dilet me një marrëveshje, që do t’i jepte fund bojkotit të gjyqtarëve e për rrjedhojë do të kthente futbollin e luajtur me ndeshjet e së mërkurës për Kupën e Shqipërisë.