Organi i pavarur i kontrollit financiar për klubet e UEFA-s, Investigatory Chamber, ka nisur një hetim formal ndaj kampionëve në fuqi të Anglisë, Mançester Sitit lidhur me një shkelje të mundshme të rregullores së “Fair-Play-it Financiar”.
Lajmin e komunikon vetë qeveria e futbollit evropian në sajtin e saj zyrtar, duke shpjeguar se hetimi do të përqëndrohet në disa pika, të cilat mendohet të jenë shkelur nga ana klubit anglez për të anashkaluar rregullat e FFP, transmeton BË.
Mediat britanike e kishin lëshuar alarmin e një dënimi të mundshëm që në fund të vitit të shkuar, teksa publikuan informacione të ndryshme në lidhje me një dënim të mundshëm dhe të rëndë të Mançester Sitit nga ana e UEFA-s.