Djali i Fadil Vokrrit akuza të rënda presidentit të FFK-së

Dita e sotme ka nisur me shumë polemika në Federatën e Futbollit të Kosovës. Shkak për këtë është bërë një konflikt midis Gramoz Vokrrit, djalit të ish-presidentit të FFK-së, Fadik Vokrri dhe presidentit aktual, Agim Ademi.

Djali i të ndjerit Vokrri ka akuzuar kreun aktual të FFK-së për abuzime dhemungesë të transparencës financiare në lidhje me menaxhimet dhe fondet e FFK-së.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Gramoz Vokrri thotë se Agim Ademi e largoi nga Federata (mbante postin si drejtori i marrëdhënieve të jashtme) për shkak se ai e kishte kundërshtuar dhe se nuk ishte pajtuar me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.


Reagimi i plotë i Gramoz Vokrrit:

Të nderuar miq, dashamirë dhe sportdashës,

Fillimisht, jam jashtëzakonisht I befasuar me mbajtjën e një konferencë për media rreth shkarkimit tim. Besoj fuqishëm që interesi i futbollit kosovar është më i madh sesa interesat personale duke perfshi edhe vetën në këtë parim.

Ka mbi 45 ditë që nuk jam pjesë e strukturave të FFK-së pas një periudhe 6 mujore pa kontratë e as pozitë… Unë kam heshtur.

Largimin tim nga Federata e Futbollit të Kosovës nuk e kam bërë publik për opinion, sepse nuk kam dashur që në FFK të këtë turbulencë, por kam dashur ta ruaj autoritetin, integritetin dhe reputacionin e Federatës së Futbollit të Kosovës të cilin me shumë mund e ngriti Fadil Vokrri dhe bashkëpuntorët e tij të vërtetë, ndërsa Agim Ademi po e shkatërron.

Unë poashtu kam heshtur edhe atëherë kur ende pa përfunduar varrimi dhe e pamja për babain, tashmë kryetari i FFK-së, Agim Ademi kishte filluar mbledhjen e nënshkrimeve për postin që ka.

Ai kishte premtuar se do të vazhdoj vizionin dhe frymën e Fadil Vokrrit, por sot me keqardhje ju them se FFK është shëndrruar në përndjekës të bashkëpuntorëve të Fadil Vokrrit, dhe për mua më shqetësues ishte fakti se ai pretendonte që në rast mospajtimi do i shkarkonte te gjithë. Mos transparenca financiare dhe tendencat ne referim nuk kan qen asnjehere vizioni i Fadil Vokrrit për futbollin e Kosovës.

Agim Ademi me largoi nga FFK-ja për shkak se e kundërshtova, nuk u pajtova me abuzimet dhe mënyrën e udhëheqjes së tij.

Sinqerisht më vjen keq për nivelin e disa anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv dikur “miq-bashkpuntorë” të babit tim, për nënshtrimin dhe nënçmimin që ata po i’a bëjnë vetës dhe Federatës se Futbollit të Kosovës, të rreshtuar krah Agim Ademit.

Pavarësisht ku do të më dërgojnë dallgët e jetës, në Federatë apo diku tjetër, zemra ime dhe familjes time do të rrah bashk me zemrën e futbollistëve të Kosovës, për të përjetuar emocionet që ata na sjellin të gjithëve.

Me respekt dhe “fair play”

Gramoz Vokrri

⚽️⚽️🇽🇰🇽🇰


Megjithatë, nuk ka munguar as reagimi i Ademit, i cili në një dalje për shtyp enkas për këtë çështje deklaroi se Vokrri nuk paraqitej prej më shumë se një muaji në Federatë dhe për këtë mungesë ai nuk kishte dhënë asnjë arsye.

Ndër të tjera kreu i FFK-së tha se ai i kishte propozuar Vokrrit pesë vende pune të ndryshme në strukturat e Federatës, por çdo ofertë u refuzua nga djali i ish-presidentit.

Leave a Reply