Totre i Shkëndijës me nivel elitar të marketingut

Marketing sportiv dhe PR, diçka e munguar deri tani në futbollin e anëve tona.
E sjell tani agjencioni “Play the Brand”.
Ajo që në botën e zhvilluar është diçka e zakontë dhe shumë e domosdoshme, te ne  pak apo thuajse aspak s’është punuar në këtë drejtim.

Por fatmirësisht gjërat duket të ndryshojnë dhe modeli i parë që duhet ndjekur është mesfushori i talentuar i Shkëndijës së Tetovës, Ennur Totre. Reprezentuesi i shpresave të Maqedonisë duket ndër të parët që prezantohet përmes një risie të munguar deri tani.

Për çka bëhet fjalë?

Mjafton t’u hidhet një sy rrejteve sociale të futbollistit të Shkëndijës për të kuptuar ndryshimin!

Duke nisur nga niveli i lartë i përzgjedhjes së fotografive të postuara, gjithmonë kohës së duhur për një postim të caktuar, qoftë paralajmërim i ndeshjes me baner të personalizuar, urim apo ngushllim i drejtuar nga ai në drejtim të miqve apo edhe të tjerëve nga vendi e bota, video interesante e moderne jo vetëm nga sfera e futbollit, e bëjnë Totren të duket në nivel thuajse paralel me yje të njohur të futbollit evropian e botëror. Dhe sigurisht një lojtarë profesionist me shumë angazhime profesionale nuk është se ka kohën e tepërt të  qëndërojë në rrjetet sociale dhe në këtë rast tjetër kush kujdeset për këtë pjesë të imazhit të tij.

Por, kush qëndron pas gjithë kësaj?

“Play the Brand”! – Është agjencion i posahapur për marketing në futboll, që me shumë shije kanë zgjedhur një lojtar premtues si Totre për të ngritur dhe prezantuar veprimin e tyre.

Fillimi duket shumë i qëlluar. Ennur Totre duke hapëruar drejt titullit të dytë me rradhë me Shkëndijën jep sinjale për një karrierë edhe jashta vendit, ndërsa me “Play the Brand” ai që tani duket tërësisht si “evropian” dhe i gatshëm për hapin e rradhës në aspekt të marketingut.

Leave a Reply